Prej xixes. Prej xixes elektrike.
Ekspert Gjeografi na shkruan: Levizjet shume te forta konvektive ne kumulonimbuse jane shkak qe ne pjeset e ndryshme te ketyre reve te grumbullohet elektriciteti pozitiv dhe negative. Ky grumbullim i perhershem, ne nje moment te caktuar, do te beje qe te shkaktohet zbrazja e elektricitetit. Levizja jashtezakonisht e vrullshme e elektricitetit neper ajer ne te shkakton nje nxehje shume te madhe dhe e bene ate shume te dukshme, sikurse te xixa elektrike. Kjo dukuri e dukshme, e zbrazjes elektrike quhet vetetime (rrufe).